“Të gjithë po bëjnë mirë, duke marrë parasysh që edhe Kupa e Botës solli një ngarkesë. Ata janë lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha njerëz të mëdhenj dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.
Lautaro? Ai ke qenë gjithmonë thelbësor për mua, unë e dua atë dhe ai ka qenë gjithmonë sulmuesi im i preferuar. Në Kupën e Botës ai pati disa probleme fizike dhe ne duhet të mendonim për më të mirën për të. Ai e di shumë mirë këtë gjë.
Kur ne kishim nevojë për të ai ishte aty, penalltie e tij ndaj Holandës na dha diçka më shumë. Unë e dua shumë atë si lojtar dhe jam shumë i lumtur që ai luan për Interin dhe po udhëheq atje”, është shprehur Scaloni, trajneri i Argjentinës.