Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka treguar se sot nxënësit e Prishtinës mbajtën orë pak më ndryshe për përvjetor të pavarësisë. Ish-ushtarët e UÇK-së sot ndanë tregimet e tyre me fatosët e kryeqytetit.
“Historia e lirisë dhe dashnija për vendin duhet të përcjellet me krenari brez pas brezi Shumë fëmijë të Prishtinës sot e nisën festën e pavarësisë ndryshe, për t’a mbajtë në mend gjatë. Ushtare e ushtarë të UÇK-së, përtej vijave politike e partiake, sot i’u përgjigjën ftesës sonë për të ndarë tregimet e tyre mbi idenë e guximit dhe atdhedashurisë me fëmijë në banka shkollore”, shkruan Sahatçiu.
“Bashkë me Besianën, ushtarët Valon Murati, Ibadete Canolli Kaçiu, Kumrije Shabani, Feim Osmani, Bahri Gashi, Urim Salihu dhe Luftar Braha shpërndanë emocione krenarie për lirinë që e gëzojmë sot falë tyre dhe heronjve tanë. Prishtina na bashkon! Gëzuar ditëlindjen Kosovë!”, përfundoi ajo.