Home Ballina Krasniqi për seancën e veçantë për dialogun: Përgjegjësia nuk ushtrohet fshehtasi, nëpër restorante e postime

Krasniqi për seancën e veçantë për dialogun: Përgjegjësia nuk ushtrohet fshehtasi, nëpër restorante e postime

0
Krasniqi për seancën e veçantë për dialogun: Përgjegjësia nuk ushtrohet fshehtasi, nëpër restorante e postime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas diskutimeve të sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka përsëritur se PDK ka kërkuar një seancë plenare të veçantë me Kurtin, për të diskutuar mbi zhvillimet e ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.

“Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në twitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës” ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi gjithashtu se ky debat do të bëhet të hënën e 13 shkurtit, “aty ku edhe e ka vendin ë të shtrohet e diskutohet detajisht kjo çështje”.

Postimi i plotë:

Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në twitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, sot kemi kërkuar edhe zyrtarisht një seancë plenare të veçantë, në mënyrë që me kryeministrin Kurti të debatojmë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.

Me iniciativën tonë, të hënën, më 13 shkurt 2023, këtë debat do ta shtrojmë në Kuvend, aty ku edhe e ka vendin që të shtrohet e diskutohet detajisht kjo çështje.

Exit mobile version