2.9 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

66.31% të numëruara, VV e para me mbi 21 mijë vota me postë, mbi 12 mijë LDK dhe PDK mbi tre mijë

- Advertisement -

Nga përditësimi i fundit i bërë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nga 124 vendvotime të numëruara të votimit me postë në diasporë, nga 188 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72 për qind.

Nga 66.31 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë deri tani 21 mijë e 234 vota me posta.

Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 mijë e tri vota me postë, apo 29.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës nga votat e numëruara deri tani, ka marrë tre mijë e 213 vota me postë, apo 7.98 për qind.

Koalicioni AAK-NISMA nga 66.31 për qind të vendvotimeve të numëruara ka marrë një mijë e 338 vota me postë.

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka marrë 20 mijë e 273 vota me postë në diasporë.

Lumir Abdixhiku i LDK-së ka marrë 10 mijë 858 vota.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza deri tani numëron dy mijë 901 vota.

Ndërsa ai AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka marrë deri tani një mijë e 147 vota me postë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit