Pistorius premtoi se Kievi do të merrte tanket deri në “fundin e tremujorit të parë”, gjatë një vizite në një kamp gjerman të enjten.
I pyetur nëse po nxitonin për të forcuar Ukrainën përpara një ofensive të pritshme pranverore ruse, Pistorius tha se dorëzimi i tankeve do të ndodhte në kohën e duhur.
Së shpejti në Gjermani pritet të nisë trajnimi i ushtarëve ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard. Trajnimi i ukrainasve në përdorimin e mjeteve të blinduara luftarake Marder pritet gjithashtu të fillojë së shpejti.