Home Lajme Rrahja brutale në Klinë mes të rinjve – Prokuroria merr masa ndaj të dyshuarve

Rrahja brutale në Klinë mes të rinjve – Prokuroria merr masa ndaj të dyshuarve

0
Rrahja brutale në Klinë mes të rinjve – Prokuroria merr masa ndaj të dyshuarve

Një video shokuese po qarkullon orëve të fundit në rrjetet sociale. Aty shihet se si disa të rinjë rrahin një tjetër dhe e detyrojnë të hyjë dhunshëm në një veturë. Në raportimin e bërë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Klinë. Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka ndërmarrë veprime.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikqi.

“Me të pare këtë video që është shpërndarë në rrjetet sociale, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merret me këtë rast”, tha Nikiçi për Insajderi.

“Të njëjti janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Momentalisht janë në Stacion Policor duke u intervistuar. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit te Shtetit do dërgohen në mbajtje fillimisht për 48 ore”, konfirmoi Nikqi.

Sipas raportimit të një qytetari, Argjend Morina është personi që rrahet e maltretohet, e më pas futet me zor në një veturë.

Exit mobile version