“Ish anëtari i kabinetit të Ardita Sinanit, në emër të bashkëshortes përfiton 43,135.00€ nga konkursi i Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Salihu në facebook.
Duke përmendur aktivistin e PVD-së, Fatos Hysenin, Salihu tha se edhe ai u shpërblye përmes OJQ-së që është e regjistruar në emër të bashkëshortes.
“Në listën skandaloze të përfituesve nga shumat enorme të taksapaguesve kosovar, përmes KKSH-së, gjendet edhe aktivisti i PVD-së, Fatos Hyseni, të cilit aktivizimi dekador , iu shpërblye përmes OJQ-së, të cilën e themeloi në emër të bashkëshortes, në NËNTOR të vitit 2022, pak para shpalljes së konkursit nga KKSH”, ka shkruar Salihu më tej.
Përpos reagimit të tij përmes llogarisë në facebook, ai ka publikuar edhe një fotografi me mbishkrimin “Hajnia ka emër, Ardita Sinani” ku duken Sinani bashkë me Hysenin.

Kujtojmë se më 29 dhjetor, Salihu kishte reaguar në Facebook për çështjen e njëjtë, duke i quajtur Kamberin, Mustafin dhe Sinanin si “treshe famëkeqe”.
“Kjo treshe famëkeqe e PVD-së (lexo Ragmi-Shaip-Arditë) jo vetëm që është e ngarkuar me urrejtje politike dhe hakmarrje ndaj çdokujt që është kundër tyre, por në këtë formë ka arritur ti turpërojë edhe votuesin më të sinqert të PVD-së duke i bërë të ulin kokat e mos ti lidhë asgjë më me ata”, kishte shkruar ai.