8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

PDK nis zgjedhjet e rinisë, Krasniqi: Zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, adresa është PDK-ja

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot zgjedhjet e Rinisë.

Kuvendin e parë zgjedhor PDK e ka mbajtur në Kaçanik, ku i pranishëm ishte Kryetari Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e nisën me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit.

“Nga këtu, po e nisim një frymë zërash të të rinjve e të rejave, që do të shpërndahet në çdo lagje, fshat e qytet. Kushtrim Dema, Kryetari i ri i RDK-së në Kaçanik, i cili u zgjodh sot, është një prej tyre. Zëri i Kushtrimit, bashkë me të shokëve dhe shoqeve të tij do të dëgjohet. Jo vetëm brenda PDK-së, por gjithandej nëpër Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejnë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, sepse të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës.

Sot, në Kaçanik, shënuam një moment të rëndësishëm në jetën tonë partiake – fillimin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike…

Posted by Memli Krasniqi on Saturday, December 17, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit