Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla pati një reagim të shpejtë lidhur me ngjarjet në Poloni.
Për kundër faktit se ende nuk është verifikuar si sulm i Rusisë ndaj Polonisë, Gërvalla në një postim në Twitter është shprehur se Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Ilir Ibrahimi.
Në një postim në Facebook, Ibrahimi ka bashkëngjitur reagimin e Gërvalles së bashku më një përshkrim.
“Qe argumenti i Platonit se dy budallë e mujnë një të menqëm. Rezultati ska si mos jetë më i qartë!”, ka shkruar analisti.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10163489938218647&id=588818646