-3.4 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

60-tshja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili: Arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, ka thënë se problemet në arsim nuk zgjidhen vetvetiu.

Ismaili, e cila është profesoreshë, ka vlerësuar arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi.

Ajo ka thënë se gjendja në arsim është si pasojë e neglizhencës se qeverisjes së deritanishme.

Postimi i plotë në Facebook:

Arsimi

Problemet në arsim nuk zhvillohen vetvetiu, ato janë produkt i një qeverisjeje që zgjodhi të mos veprojë.
Arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi.

Arsimi i lartë dhe sistemi arsimor në tërësi mbetën peng i neglizhencës:

1. Infrastrukturë e lënë pas dore
Shumë shkolla dhe institucione arsimore, sidomos në zonat rurale, vazhdojnë të funksionojnë pa kushte minimale: pa tualete funksionale, pa ujë të rrjedhshëm, pa ngrohje dhe pa pajisje bazë. Kjo është pasojë direkte e mungesës së vullnetit politik për të investuar aty ku duhet.

2. Buxhet i pamjaftueshëm dhe keqmenaxhim financiar
Pushteti i kaluar nuk e konsideroi arsimin prioritet. Financimi i ulët dhe i paqëndrueshëm ka penguar përmirësimin e cilësisë, zhvillimin e universiteteve dhe krijimin e kushteve dinjitoze për studentët dhe stafin akademik.

3. Mësimdhënie e vjetëruar dhe rezistencë ndaj reformave
Në mungesë të reformave serioze, sistemi mbeti i mbërthyer në metoda tradicionale, të centralizuara dhe joefektive. Nxënësit dhe studentët u lanë pa mbështetje për zhvillimin e mendimit kritik, kreativitetit dhe aftësive praktike që kërkon tregu modern i punës.

4. Dështim në planifikim dhe zhvillim të balancuar
Mosveprimi institucional solli mbipopullim në shkollat e qyteteve dhe shpopullim arsimor në zonat rurale. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së politikave afatgjata dhe reformave të qëndrueshme

6️⃣0️⃣

Të ngjashme

Të fundit