Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se është e nderuar që është pranë njeriut, i cili udhëhoqi proceset me të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, Bedri Hamza.
“Gjithmonë besnike dhe me konsistencë amaneteve të strukturës së partisë politike të së cilës i takoi, Partisë Demokratike të Kosovës. JO – nëpërkëmbjes së dinjitetit të çlirimtarëve JO – mosrespektimit të pushteteve të ndara JO se JO përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-të! Voto PDK-në më numër 130. Bedri Hamzën me numrin 1 dhe Besa Ismaili me numrin 60”, ka thënë Besa Ismaili.






