Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 60, Egzon Kelmendi, në kuadër të fushatës elektorale ka takuar kolegët e ETC-së në Ferizaj, ku ka marrë mbështetje për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
“Në këtë kuadër, kam takuar sot kolegët nga ETC Ferizaj me të cilët jemi dakorduar për mbështetjen e nevojshme për Koalicionin AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137 dhe për mua në numrin 60”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, tani kur po afrohet 9 shkurti, shihet se mobilizimi i gjithëanshëm qytetarë për Kosovën fituese është në rritje të paparë.
Në këtë kuadër, kam takuar sot kolegët nga ETC Ferizaj me të cilët jemi dakorduar për mbështetjen e nevojshme për Koalicionin AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137 dhe për mua në numrin 60.
Kosova meriton më mirë dhe ne bashkë do t’ja dalim!
Ekonomi e zhvilluar do të thotë Kosovë e zhvilluar!
Me njerëz punëtorë, suksesi nuk do të mungoj!
EK
#AAK137
#EK60