Dorëheqjet vullnetare nga Policia e Kosovës (PK) po shihen si fenomen shqetësues dhe po kërkohet që të merren hapa të menjëhershëm për parandalimin e këtij fenomene.
Vetëm nga fillimi i këtij viti janë 60 dorëheqje nga ky institucion, ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri.
Zeqiri tha se PK-ja përveç kërkesës për shtesat e rrezikshmërisë ka kërkuar që të hartohet edhe Ligji për pensionimin e hershëm në të cilën parashihet rregullimin i pensionit, pasi sipas tij, policët pas pensionimit marrin vetëm 100 euro të cilat nuk dalin as për ilaçe.
“Policia e Kosovës do të duheshin që t’i plotësoheshin disa kushte shumë më herët jo vetëm pse ndodhi rasti i fundit, po në realitet PK ka treguar rezultatet dhe suksese në vazhdimësi që nga themelimi. Mirëpo kur jemi të mirëqenia definitivisht është për keqardhje që mungojnë shumë gjëra, jo vetëm shtesa për rrezikshmëri e cila kjo tani më nuk po ekzekutohet që nga implementimi i ligjit të pagave. Ne kemi pasur kërkesa të tjera shumë më prioritet një institucion i sigurisë në vend pa sigurim shëndetësor dhe jetësorë. Është e pa kuptim pse nuk punohet dhe nuk është punuar deri më tani për sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë. Kemi pas kërkesa konkrete drejtuar qeverisë, kemi pas edhe plan konkret se si mund të bëhet ajo, vetëm duheshin mjetet. Kjo nuk po ndodh”, tha ai.
“Kemi edhe ligjin për pensionim në moshën 55 vjeçare shpesh herë po përmendet që nuk është ligj i parakohshëm është ligj në moshën 55 vjeçare. Ky ligj në këtë moshë në shumicën e shteteve të botës polici pensionohet në këtë moshë. Është vërtet tepër nënçmuese në fund të karrierës pas gjithë këtyre sfidave me 100 euro”, tha ai për EO.
E për shkak të gjitha këtyre kërkesave dhe mos realizimit të tyre, kryetari i kësaj Sindikate ka thënë se dorëheqjet vullnetar të policëve nuk janë duke u ndalur.
Ai ka theksuar se parandalimi i këtyre dorëheqjeve mund të ndalet vetëm me përmirësimin e mirëqenies se PK-së dhe realizimit të kërkesave të tyre.
“Dorëheqje ka pasur vazhdimisht, çdo vit ka pasur dorëheqje, që nga themelimi i policisë kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare, mirëpo e irritoj pak, e rriti pakënaqësinë të PK-ja kur u hoq edhe shtesa për rrezikshmëri, duke i pasur parasysh edhe shumë kushte të tjera dhe kemi ardhur në atë pik që kemi dorëheqje diku deri më tani rreth 60 dorëheqje vetëm për këtë vit dhe kemi paralajmërime për dorëheqje. Ndoshta gati për çdo ditë kemi nga një dorëheqje që është e tepërt dhe i vetmi parandalim i dorëheqjeve vullnetare është përmirësimi i mirëqenies se PK-së. Dorëheqjet janë bërë shqetësuese, zyrtarët policore janë të dëshmuar me përvojë dhe profesionalizëm. Prandaj po dëmtohemi, jo vetëm polici por po dëmtohet edhe vetë shteti”, tha ai.
Zeqiri ka folur edhe në lidhje me raportimet për mungesë të veshmbathjeve të PK-së, ku sipas tij, ka mungesë dhe se PK-ja nuk qëndron mirë më veshmbathje.
Ai ka thënë se kjo është duke ndodhur për shkak të mos funksionimit për një kohë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit dhe për shkak të tenderëve.