7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

60 kompani shqiptare, pjesë e panairit “ESSE” në Vjenë (Video)

- Advertisement -

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë mbajti panairin pas dy viteve pauzë si pasojë e pandemisë.

Këtu morën pjesë 60 kompani shqiptare, ku 15 prej tyre ishin nga Kosova.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, tha se ketë shtrirje e kanë bërë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre.

E pranishme  ishte edhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që sipas saj në ketë formë Kosova mund të bëhet pjesë e hallkës së bizneseve botërore.

Lidhjen e diasporës me prodhues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, si mundësi të mirë e pa  edhe ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.

Në ketë panair u përmenden edhe statistikat doganore për periudhën janar-gusht, ku eksporti ka shënuar rreth 130 milionë euro, por pa përfshirë Devolli Corporation, pasi që sipas tyre vetëm dyshekët e Devollit përbëjnë shifrën prej 200 milionë euro.

Bizneset aty shpalosën punën e tyre si nga gastronomia, ndërtimtaria, hoteleria dhe nga fushat e tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit