Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me diskutimet për afatin 60 ditor për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se një afat i tillë nuk është përmendur asnjëherë deri më tani.
Sipas Zogajt, gjatë muajve të fundit është diskutuar vazhdimisht për datën e mundshme, por jo edhe për një afat prej 60 ditësh.
Ai theksoi se një çështje e tillë nuk është ngritur as në takime politike dhe as në deklarata publike.
“Në vazhdimësi është diskutuar këta 2-3 muajt e fundit për datën. Asnjëherë deri sot, as në takimet politike, as në deklarata publike, asnjëherë nuk është përmendur 60 ditëshi, ky 60 ditëshi erdhi tash në tavolinën e diskutimit”, u shpreh ai.






