13.1 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

60 autobusë nga Kosova drejt Shqipërisë për protestën e 17 tetorit

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se rreth 60 autobusë pritet të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për të premten, më 17 tetor.

Protesta organizohet kundër, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Klankosova.tv.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media, tha se “60 autobusë do të nisen prej vendeve të ndryshme nga Kosova për të marrë pjesë në këtë protestë”.

Kujtojmë se protesta ishte organizuar edhe në Prishtinë,  e po ashtu edhe para Gjykatës Speciale në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit