8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

6 ushqimet që jua rrisin tensionin

- Advertisement -

“American Heart Association” ka bërë listën e 6 ushqimeve famëkëqija që mund të përmbajnë përqindje të lartë kripe e që vendosin në rrezik shëndetin e zemrës dhe arteriet.

Ata që ndikojnë negativisht në shëndetin e arterieve dhe zemrës sonë nuk janë vetëm stresi, një stil jetese jokorrekt, sedentarizmi, por edhe ajo që ne hamë. Dhe shpesh, edhe pse mundohemi të tregohemi të kujdesshëm, konsumojmë ushqime që përmbajnë sasi shumë të lartë kripe. Këto ushqime që mund të shkaktojnë probleme si për shembull hipertensioni janë shumë, por “American Heart Association” (AHA)ka gjetur 6 që janë më të përhapurit dhe më të konsumuarit. Sipas ekspertëve kardiologë, janë disa elemente që mund të konsiderohen si burimi kryesor i kripës në dietën tonë. Për më tepër kripa është cilësuar një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të qarkullimit të gjakut që rrit rrezikun e atakut kardiak dhe iktusit.

“Sasia e tepërt e kripës në dietën tonë, nuk ka lidhje me atë që i shtojnë ushqimit kur e hamë, por me atë që është e pranishme tek ushqimi. Mesatarja e kripës që çdo njeri merr përmes ushqimeve është pothuajse dyfishi i saj që lejohet për ta mbajtur nënë kontroll”, shpjegon për CBS News doktoresha Linda Van Horn, dietologe e kërkimit të bërë nga  North-western University.

Sasia e kripës, sipas rekomandimeve është fiksuar në jo më shumë se 2300 miligramë në ditë. Por sipas AHA nuk duhet t’i kalojë 1500 mg. Por sasia e vërtetë e kripës që përdorin sot amerikanët, dhe jo vetëm është shumë larg asaj që mjekët rekomandojnë duke shkruar në 3.400 mg në ditë. Për të bërë më të ndërgjegjshëm qytetarët ekspertët e “American Heart Association” kanë stilizuar një listë me 6 ushqimet që mund të përmbajnë përqindje të lartë të kripës.

Ja cilat janë 6 më famëkëqijat:

Buka

Buka mund të mos duket shumë e kripur, por pikërisht një fetë buke mund të përmbajë deri në 230 mg gramë, çka do të thotë rreth 15 për qind e sasisë ditore të rekomanduar.

Mishi i konservuar

Produktet me bazë mishi të konservuar, siç janë sallamet dhe proshutat përmbajnë një sasi shumë të lartë kripe, kjo sepse ndihmojnë konservimin dhe ruajtjen e tyre sa më gjatë. Mes produkteve të ndryshme mishi i bardhë në kuti mund të përmbajë deri në 1.050 mg kripë, një përqindje shumë e lartë kjo.

Pula  e ngrirë

Produktet me bazë mishin e ngrirë të pulës mund të përmbajnë sasi të ndryshme kripe, në bazë të vetëpërgatitjes. Krahët apo kofshët e pulës të skuqura që tregtohen nëpër fast-food, mund të përmbajnë secila rreth 600 mg kripë. 

Sanduiqët

Paninet që përdoren për hamburger, për shembull, janë më të këqijat. Sepse jo vetëm që janë vetë të kripura, por në përgjithësi mbushen me mish të konservuar dhe produkte të tjera, të gjitha shumë të pasura me kripë. Në përgjithësi një panine mund të përmbajë deri në 1500 miligramë kripë.

Pica

Fetat klasike të picës, në dukje të “pafajshme” që askush nuk ngurron t’i gëlltisë me një frymë gjatë pushimit në punë, mund të përmbajnë deri në 760 mg kripë, shoqëruar kjo nga një përqindje e lartë yndyre dhe kalorish.

Supat

Edhe supat, sidomos kutitë që gjenden gjysmë të gatshme në supermarket, mund të jenë shumë të pasura me kripë. Një racion i tyre sipas AHA, mund të përmbajë deri në 940 mg kripë.

Me pak fjalë, përveç ushqimeve që dihen që duhen eliminuar sidomos nga personat me tension të lartë të gjakut, burimet  e kripës mund të jenë edhe ushqimet që deri më tani nuk ishin marrë në konsideratë. Kështu pa e kuptuar fare mund ta gjesh veten me probleme kardiovaskulare e ndoshta duke menduar se je duke ndjekur një dietë korrekte. Me pak fjalë kujdes nga këto 6 ushqimet famëkëqija.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit