-0.7 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë

- Advertisement -

6 persona po trajtohen në QKUK si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Rreth gjendjes së tyre shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“6 i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit. Njëri rëndë”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

“Ndërkaq, 4 të tjerë me lëndime të ekstremiteteve të sipërme”, theksoi ai.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, përdorimi i mjeteve piroteknike është në sasi goxha të madhe dhe rreziku për ndonjë lëndim të qytetarëve është në shkallë të lartë.

Të ngjashme

Të fundit