Rreth 6 mijë shqiptarëve iu mohua e drejtës e votës në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, ka pohuar këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetin “X”.
Po të mos ish te këtë “pasivizim të paligshëm të adresave”, shprehet ajo, shqiptarët do të mund të kishin arritur të fitojnë më shumë mandate në parlamentin e Serbisë.
“Rrëshqitja e Serbisë drejt autokracisë nën Aleksandar Vuçiqin është tashmë e dukshme. Zgjedhjet e 17 dhjetorit vërtetojnë pikërisht këtë. Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës përmes pasivimit të paligjshëm të adresave. Nëse kjo nuk do të ndodhte, më shumë deputetë shqiptarë mund të ishin ulur në Kuvend”, ka shkruar Sinani.
“Ky ishte një shtypje e qëllimshme dhe e synuar që është e motivuar politikisht kundër pakicës shqiptare dhe përbën një sulm ndaj asaj që ka mbetur nga demokracia në Serbi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë, duhet të ndërmarrë veprime”, ka shkruar mes tjerash Sinani.