0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

6 mijë dollarë për të parë debutimin e Messit te Inter Miemi, interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët

- Advertisement -

Lionel Messi do të debutojë me skuadrën e tij të re, Inter Miemi, me 21 korrik. “Pleshti” do të zbresë në fushë, në duelin kundër meksikanëve të Kruz Azul. 

Ku duel do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Ligës, një kompeticion i ri që vë përballë njëra-tjetrës skuadrat nga MLS dhe Liga MX.

Biletat e këtij takimi tashmë janë shitur dhe flitet se në treg të zi çmimet kanë shkuar në qiell: nga 1319 dollarë deri në 6000 dollarë.

Pronari i Inter Maiemit, Jorge Mas, beson se transferimi i “yllit” argjentinas në Amerikë do të jetë një nxitje e madhe për MLS:

“Mesi do të jetë ambasadori dhe “magneti” më i fuqishëm në historinë e Major League Soccer. Thjesht prania e tij në këtë ligë do të tërheqë talente të të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë përpara nesh”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit