Më 6 janar të vitit 1999, zona Operative e Shalës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Bare të Shalës së Bajgores kishte zënë rob tetë ushtarë serbë. Të njëjti më 13 janar janë shkëmbyer me nëntë ushtarë të UÇK-së.
Ata u morën peng pas luftimeve që kishin ndodhur në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.
Megjithatë, agjencia e lajmeve AP kishte publikuar edhe një video të ushtarëve të zunë rob nga UÇK-ja. Njëri nga ta me një anglishte jo të mirë, kishte treguar se ata nuk keqtrajtoheshin, nuk u rrahën e as nuk u sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.
Madje, ushtarëve serbë, iu ishte dhënë edhe ushqim e veshmbathje.
Më poshtë sjellim videon e AP-së:






