3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

6 cilësitë e njerëzve me integritet

- Advertisement -

1. Mësoni kuptimin e karakterit dhe integritetit.

Kuptimi i këtyre fjalëve shpesh është i mangët e i shtrembëruar. Mësoni kuptimin e vërtetë:

• Në këtë kontekst, karakteri është tërësia e cilësive të forcës morale apo etike të shfaqura nga një njeri apo nga një grup, si dhe përshkrimi i atributeve, cilësive dhe zotësive. Karakteri përmban gjithçka që një njeri është. Udhëheq dhe drejton veprimet e gjithkujt, duke shpresuar në mënyrë sa më pozitive.

• Integritet do të thotë të marrësh pjesë në mënyrë sa më të qëndrueshme në një kod etik ose moral, duke ruajtur vlerat. Integritet do të thotë plotësi. Me pak fjalë: të bësh gjithnjë gjënë e duhur për arsyen e duhur, edhe kur askush nuk ju sheh.

2. Zgjidhni një bashkësi rregullash, parimesh morale apo bindjesh , të cilat mendoni e besoni se mund t’ju çojnë drejt një jetese të lumtur, virtuoze e të kënaqshme, duke përmirësuar njëkohësisht edhe botën rreth e qark jush. Mund të mbështeteni te parimet etike apo një besimi në veçanti ose zhvilloni bindjet tuaja, duke u bazuar te përvojat tuaja personale.

3. Vëzhgoni zgjedhjet që keni bërë në të kaluarën dhe kuptoni se në ç’mënyrë keni jetuar duke respektuar parimet. Mos shpenzoni kohën me ndjenja faji apo pendese. Kini parasysh që ajo që ka kaluar nuk kthehet më pas në kohë dhe s’mund të ndryshosh rrjedhën e diçkaje që ka ndodhur.

4. Vendosni se çfarë duhet të ndryshoni në sjelljen tuaj për të vënë rregull në jetën tuaj bazuar vetëm te parimet.

5. Jini të vetëdijshëm çdo ditë për vendimet që keni marrë, të vogla apo të mëdha qofshin dhe kuptoni sesi ju kanë ndihmuar për t’u bërë njeriu që dëshironi të jeni në të vërtetë.

6. Një njeri me integritet kërkon gjithmonë falje, sidomos kur je prind dhe e tepron me sjelljen ndaj fëmijëve. Dihet që fëmijët janë shënjestër e lehtë. Ata janë fizikisht dhe emocionalisht vulnerabël, pasi nuk e kanë ende aftësinë konjitive për të kuptuar kompleksitetin e jetës.

Kur prindërit ndihen të mërzitur, ndodh shpesh t’u bërtasin fëmijëve, t’u heqin ndonjë pëllëmbë apo t’i dënojnë. Si prind, e di se sa e vështirë është kjo gjë, por njëkohësisht, gjithashtu e di se t’i kërkosh falje fëmijës kur e keni tepruar, është diçka që ai/ajo e meriton. Kjo është absolutisht një shenjë integriteti. Prindërit duhet ta lënë mënjanë krenarinë dhe të mësojnë të kërkojnë më shpesh falje. Për sa u përket vlerave morale e etike, kjo është një ndër pikat më të rëndësishme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit