Lagjja Franca në Terstenik të Drenasit, i ka dhënë mbështetje Bashkim Gllarevës në garën për deputet.
Gllareva është zotuar se punojë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet aty ku merren vendimet.
“Ditën e mbyllëm në Lagjen Franca në Terstenik, mes një përkrahjeje të madhe dhe të sinqertë për mua si kandidatin e tyre të pëlqyer. Me ju në krah, jam i vendosur të luftoj fort, pa kompromis, që zëri juaj dhe i çdo qytetari të dëgjohet aty ku merren vendimet. Bashkë. Përpara. #PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59”, ka thënë Gllareva.






