Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festave të fundvitit.
Urimi i plotë:
Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,
Me rastin e festave të fundvitit, ju uroj nga zemra të gjithëve që kremtoni Kërshëndellat, qofshin të gëzuara, po ashtu, të gjithëve ua uroj Vitin e Ri 2026.
Paçi shëndet, paqe, suksese dhe mirëqenie familjare.
Qoftë ky Vit i Ri me arritje të reja, bashkëpunimeve të frytshme dhe përparimit të përbashkët.
Me respekt dhe urimet më të mira,
Prof. Ass. Dr. Bashkim Gllareva






