8.9 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

59-shi i PDK-së, Gllareva merr mbështetje nga banorët e pesë fshatrave të Drenasit: Bashkë do të ecim përpara për një të ardhme më të mirë për të gjithë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva, ka takuar banorët e pesë fshatrave të komunës së Drenasit.

Fillimisht, ai ka takuar banorët e Abrisë së Epërme, Tërdecit dhe Baicës, të cilët kanë konfirmuar përkrahjen e tyre për “PDK-në dhe mua si kandidatin përmes të cilit do të ngrisin zërin për nevojat e tyre”

“Sot mora një mbështetje shumë të rëndësishme nga qytetarët e Abrisë së Epërme, Tërdecit dhe Baicës, të cilët konfirmuan përkrahjen e tyre për PDK-në dhe mua si kandidatin përmes të cilit do të ngrisin zërin për nevojat e tyre. Jam mirënjohës për besimin, fjalët e sinqerta dhe energjinë pozitive që mora nga këto fshatra. Kjo mbështetje më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi për zhvillimin e secilit vendbanim. Bashkë do të ecim përpara, për një të ardhme më të mirë për të gjithë.Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Gllareva në Facebook.

Po ashtu, ai ka takuar edhe banorët e Damanekut dhe Krajkovës, të cilët i kanë dhënë mbështetje në garën për deputet dhe Bedri Hamzës për kryeministër.

“Takimet me banorët e Damanekut dhe Krajkovës ishin frymëzuese dhe plot shpresë. Mbështetja që mora sot është dëshmi se qytetarët duan ndryshim, punë konkrete dhe përfaqësim dinjitoz. ‘Të kemi besuar shëndetin tonë, do ju besojmë edhe përfaqësimin në Kuvend’, më thanë ndër tjerash banorët e këtyre fshatrave. Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen e ngrohtë ndaj kandidatit tonë, Bedri Hamza dhe meje si kandidatin tuaj të pranueshëm. Bashkë. Përpara!”, ka shkruar Gllareva.

 

 

Të ngjashme

Të fundit