Kandidati për deputet i PDK me numër 59, Bashkim Gllareva është takuar me Arian Tahirin, i cili është në garë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gllareva ka thënë se mirënjohja dhe respekti që Ariani ka për historinë e lavdishme të Drenasit, “e bën këtë takim sa të këndshëm po aq të nevojshëm që të përsëritet”.
“Kënaqësi që bashkë me Arianin, të diskutojmë për ditët përpara që na presin me plot angazhim. Mirënjohja dhe respekti që Ariani ka për historinë e lavdishme të Drenasit, e bën këtë takim sa të këndshëm po aq të nevojshëm që të përsëritet. Shihemi së shpejti në Mitrovicë, Arian! #BedriHamza1 #BashkimGllareva59 #ArianTahiri30”, ka shkruar Gllareva.






