Kandidati për deputet nga PDK me numrin 59, Bashkim Gllarava, ka thënë se marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Drenasit II, Gllobarit dhe Lagjes së Feronikelit.
Ai ka thënë se “bashkë po dëshmojmë se kur ka unitet dhe vullnet, ka edhe shpresë për ndryshim dhe zhvillim”.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora sonte nga qytetarët e Drenasit II, Gllobarit dhe Lagjes së Feronikelit. Energjia, fjala e mirë dhe besimi juaj janë motivimi im më i madh për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi. Bashkë po dëshmojmë se kur ka unitet dhe vullnet, ka edhe shpresë për ndryshim dhe zhvillim. Do të jem gjithmonë pranë jush, me punë dhe angazhim të sinqertë për të mirën e përbashkët. #PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59”, ka shkruar Gllareva në rrjetin e tij social Facebook.






