Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Gllareva, ka zhvilluar një takim me Prof. Dr. Arsim Bajramin, njërin nga emrat më të njohur të së drejtës kushtetuese dhe të procesit të shtetndërtimit të Kosovës.
Gllareva ka vlerësuar lart kontributin akademik dhe institucional të Prof. Bajramit, duke theksuar se takimi ishte një bisedë e frytshme mbi sfidat aktuale institucionale, funksionimin e rendit kushtetues dhe vizionin për të ardhmen e vendit.
“Takime të tilla janë të domosdoshme për ndërtimin e politikave serioze dhe për forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”, ka theksuar Gllareva.
#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59






