-1.5 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

58-shi i PDK-së për deputet, Ramë Vataj: Jemi të përkushtuar për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Kosovë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 58, Ramë Vataj, mbrëmë ka takuar banorët e tri fshatrave të Suharekës.

Profesor Vataj, ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për besimin e treguar ndaj PDK-së.

Vataj ka thënë se janë të përkushtuar për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Kosovë.

“Nga banorët e fshatrave Duhël, Javor dhe Luzhnicë, morëm përkrahje të madhe për programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Gjatë këtij takimi, falënderova të gjithë të pranishmit për mikpritjen dhe besimin e treguar ndaj PDK-së duke i siguruar ata se, ne si PDK, jemi të përkushtuar për të realizuar këtë vizion dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Kosovë. Kosova mund të bëhet më mirë. #PDK131 #bedrihamzakryeminister #ramëvataj58”, ka shkruar Vataj në Facebook.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit