Në Klinikën e Gjinekologjisë vitin e kaluar janë kryer 57 lindje nën moshën 18-vjeçare, 23 të njëjta janë regjistruar për katër muaj.
Brenda ditës këtu në Klinikën e Gjinekologjisë vijnë dhjetëra gra shtatzëna. Mirëpo si duket një pjesë e tyre kryejnë lindje para moshës 18 vjeçare. Këtë e tregojnë edhe numri i statistikave që T7 ka siguruar.
Vetëm gjatë vitit 2021, në klinikën e gjinekologjisë lindën 57 vajza nën moshën 18 vjeçare. Mirëpo ky numër shqetësues po pasohet edhe këtë vit.
Që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, 23 paciente nën moshën 18 vjeçe u bënë nëna në këtë klinikë.
Artan Asllani nga Balkan Sunflower pohon që zakonisht raste të tilla ndodhin pa pëlqimin e prindërve.
Asllani pohoi se numri që zakonisht raportohet për martesat e hershme nën moshën 18 nuk është i saktë.
Vetëm një ditë më parë televizioni raportoi edhe për një rast kur dy të mitur, bashkëjetonin dhe bënin plane për martesë.