10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

554 vite nga vdekja e Skënderbeut, Meta: Do mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër ne

- Advertisement -

Në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti Ilir Meta ka ndarë një status në rrjetet sociale. Meta thotë se vepra e pavdekshme e simbolit përbashkues do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.

https://fb.watch/aAVhp4MaF9/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit