-2.4 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

55-shi i PDK-së, Valon Grabovci: Me krenari përfaqësoj Pejën

- Advertisement -

Valon Grabovci është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 55 në listë.

Ai ka thënë se me krenari përfaqëson Pejën dhe është pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, për të cilin ka thënë se është një lider i dëshmuar me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës.

“PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka deklaruar Grabovci.

Ai ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt të votojnë për numrin 131 dhe 55.

“Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në!”, ka theksuar Valon Grabovci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit