Valon Grabovci do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Grabovci i cili është djali i dëshmorit Dinë Grabovci dhe nipi i Adem Grabovcit do ta mbajë numrin 55 në listën e PDK-së për deputet.
Duke falënderuar strukturat e PDK-së për nominimin, Grabovci u ka bërë thirrje që të bashkohen rreth vizionit të kësaj partie dhe kandidiatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit i dedikohet themelueseve të UÇK-së, PDK-së dhe shtetit të Kosovës, duke iu referuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Të dashur familjar, miq, qytetarë të Kosovës, anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës, me nder dhe përgjegjësi, ju njoftoj se me është dhënë besimi për të qenë pjesë e listës kandiduese të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila është lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit! Falënderoj strukturat udhëheqëse të PDK-së, për besimin dhe kandidimin tim.Kryeministri i ardhshëm z. Bedri Hamza është bartësi i fitores së madhe dhe më të rëndësishme për PDK-në dhe Kosovën! Ndërsa Ne, fuqishëm, do të angazhohemi për fitore bindëse të PDK-së dhe kryeministrit Hamza!”.
“Të bashkuar, si kurrë më parë, që nga strukturat udhëheqëse, anëtarët, simpatizantët, por edhe qytetarë të shumtë, për fitoren e Republikës së Kosovës dhe zhvillimit të sajë! Për kthimin e shtetit në binarët e duhur. Për fitoren e cila i dedikohet themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës, që sot padrejtësisht, gjenden në Hagë. #Mamirë për qytetarin dhe shtetin, do të jetë, me PDK-në në krye të institucioneve. Koha e ka dëshmuar ketë. Andaj, angazhimi im, do jetë i fokusuar në organizimin dhe aktivizimin e të gjithë atyre që besojnë në PDK. Ndërsa, pas 09 shkurtit, do jemi se bashku për ta bërë #mamirë vendin tonë. Kërkoj nga secili, të na bashkoheni në ketë rrugëtim, i cili përkon me synimet e gjithsecilit👍”, ka shkruar Grabovci.