Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 55, Valon Grabovci, para banorëve të Gurakocit të Istogut, ka shpalosur programin e PDK-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Grabovci ka thënë se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër!
“Mbrëmë në Gurakoc bashkë me kandidatin për deputet nga Istogu, Shasivar Haxhijaj dhe kandidatët tjerë shpalosëm programin qeverisës nga Partia Demokratike e Kosovës, të bashkuar se Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër! #PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.