-6.2 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

55 milionë euro në vit: Kreu i BQK-së paralajmëron humbje nga mosanëtarësimi në SEPA

- Advertisement -

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka paralajmëruar se vonesat në shpalljen e tri ligjeve të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese po e mbajnë Kosovën jashtë Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke i shkaktuar ekonomisë humbje të konsiderueshme financiare.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ismaili ka bërë të ditur se vetëm nga kostot e larta të transfereve ndërkombëtare, qytetarët dhe bizneset e Kosovës po humbin rreth 55 milionë euro në vit.

Sipas tij, këto humbje janë të panevojshme, pasi BQK ka përmbushur të gjitha përgatitjet teknike dhe ligjore për aplikim në SEPA.

Guvernatori theksoi se procesi është bllokuar për arsye procedurale, pasi tri ligje të miratuara nga Kuvendi janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk janë shpallur.

Kjo, sipas tij, e ka pamundësuar aplikimin final për anëtarësim, ndonëse përgatitjet janë kryer në kohë rekord dhe me mbështetje të Bankës Botërore.

“Një prej sfidave  të radhës për vitin 2026-të mbetet çështja e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro – SEPA, siç e përmendet ne kemi kryer të gjitha përgatitjet sa i përket tri ligjeve të cilat janë të miratuara nga Kuvendi por janë kontestuar në procedurë, në Gjykatën Kushtetuese të cilat nuk janë shpallur ende dhe për këtë arsye ne nuk kemi mundur të bëjmë aplikimin final për SEPA.

Megjithatë ne kemi kryer paraplanifikimin në dhjetor 2024, dhe kemi marrë komentet joformale nga ana e Komisionit Evropian  të cilat edhe i kemi adresuar. Ne presim që sapo ligjet të shpallen të mund të veprojmë më tutje me aplikimin përfundimtar i cili në rastin optimist kur ligjet shpallen dhe supozohen në fillim të  vitit të ardhshëm, atëherë do të kemi mundësi të aplikojmë gjatë verës dhe të marrim aplikimin, apo aprovimin në vitin 2026-të.

Ky do të ishte  rasti i fundit, sepse fatkeqësisht për arsye të pajustifikueshme, këto ligje u futen në paketën e ligjeve që shkuan në Gjykatë Kushtetuese, dhe për  rrjedhojë na pamundësuan që ne sot të përfitojmë nga sistemi financiar me Bashkimin Evropian  që është ishte  Zona e SEPËS do të ishim bashkë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe shtetet e tjera të rajonit, tha ai.

Sipas guvernatorit, anëtarësimi në SEPA nuk është vetëm çështje e uljes së kostove financiare, por një hap strategjik drejt integrimit të drejtpërdrejtë të sistemit financiar të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, pa kaluar nëpër procesin politik të zgjerimit.

““Integrimi në SEPA përveç integrimit financiar, fillimisht ka aspekt të integrimit me zonën e pagesave të Bashkimit Evropian. Ky është një rast i veçantë ku neve po na  mundësohet integrimi në sistemin financiar të BE-së pa procesin e zgjerimit pa procesin e zgjerimit, si proces politik. Ky është proces në vete dhe është një rast shumë i mirë që ne t’i ndërlidhim sistemet tona të pagesave me BE, që është partneri më i madh tregtar i Kosovës. Atje ku është  diaspora jonë, atje ku bizneset tona kanë më së shumti shkëmbime. Kjo do t’iu mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të kryenin  pagesa me kosto shumë të ultë, me shpejtësi të lartë dhe efikasitet dhe këtë mënyrë do të mundësonte që përveç kostos, të ulte dhe kohën. Ju e dini  që veçanërisht për bizneset është mjaft e rëndësishëm  koha e kryerjes së një transaksioni”, ka shtuar Ismaili.

Ai shtoi se rreth 40 për qind e përfitimit vjetor prej 55 milionë eurosh do të ishte kursim direkt për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër do të ndikonte pozitivisht në bizneset dhe në ekonominë në përgjithësi, veçanërisht duke pasur parasysh se aktiviteti tregtar, diaspora dhe investimet direkte të Kosovës janë të lidhura kryesisht me vendet e BE-së.

“Në bazë të një vlerësimi që ne e kemi porositur e që e ka bërë grupi i ekonomistëve gjerman, “German EconomicTeam”, vlera e përfitimit, veç ka komisioni dhe tarifat e transfereve sot do të ishte  rreth 55 milionë euro në vit për bizneset dhe ekonominë tonë. Është fatkeqësi me humb këtë mundësi të ishim anëtar dhe sot ekonomia jonë të merrte benefite. Është e rëndësishëm sepse aktiviteti jonë tregtar është me BE, edhe diaspora jonë, e dhe investimet  tona direkte dominohen prej shteteve të BE-së, plus duke qenë vend eurozon, pra vend me euro, kjo paraqiste benifit shumë të madh. Prandaj dhe për ne ka qenë fokus, prioritet, prandaj një kohë rekord që nuk ka ndodhur në asnjë  bankë tjetër Qendrore ne kemi arrit të dërgojmë para aplikimin për anëtarësim”.

“Vlerësimi që unë iu referova 55 milionë euro në vit  përmban të dy komponentët. Edhe përfitimi është për biznese dhe përftimi për individët. Ne aktualisht sipas një studimi në bankës Botërore  që është relativisht i vjetër, qytetarët e Kosovës kanë paguar sa ka qenë mesatarja e BE-së, rreth 6 për qind të shumës të transferit  si kosto të transaksioneve, kjo pritet të ulet relativisht shumë rreth më pak se 2 për qind. Pra , ndikimi i këtij 55 milionëshit do të ishte ndoshta rreth 40 për qind do të ishte  një kontribut që do të shkonte si kursim i qytetarëve me rastin e  dërgimit të transferit brenda vendit edhe pse me kalimin e viteve sistemi financiar dhe instrumentet të cilat kanë dalë të digjitalizimit dhe reformat që janë duke u ndërmarr në digjitalizim në shërbime financiare kjo kosto është liruar ndër vite”, ka shtuar guvernatori.

Guvernatori foli edhe për modernizimin e sistemit të pagesave në vend, duke bërë të ditur se BQK është në proces të avancimit të sistemit ekzistues dhe kalimit drejt pagesave të shpejta 24/7.

Sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transaksioneve në kohë reale, përfshirë fundjavat dhe ditët e festave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e likuiditetit, uljen e kostove dhe zvogëlimin e përdorimit të parasë fizike.

Ismaili njoftoi se ky investim po zhvillohet me mbështetjen e Bankës Qendrore të Italisë dhe është i harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian

“Sistemi jonë i pagesave është sistem efikas dhe i sigurt. Është një prej objektivave të BQK-së që të mirëmbajnë një sistem të sigurt dhe efikas të pagesave megjithatë, reformat e fundit në këtë sistem janë kryer që 10 vite. Rreth vitit 2016-të kur është implementuar (artigjiesi) nevojat e ekonomisë, koha, digjitalizimi kanë kërkuar që sistemi jonë të avancohet. Pra megjithëse e kryen detyrën, është i aftë të shërbejë, dobësitë ndoshta kryesore janë se sesionet kur kryen ndërmjet bankave, transaksionet nuk kryhen gjatë ditëve të vikendit apo të festës që është një kufizim për ekonominë reale.

Prandaj ne e kemi aktualisht në proces një APP Grate sistemit aktual i cili do të mundësojë më shumë sesione të pagesave, ndoshta eventualisht në ndonjë ditë të fundjavës dhe kjo është veç një fazë drejt  kalimit në sistemin e pagesave të shpejta i cili pritet të finalizohet në fund të vitit të ardhshëm e që është investimi më i madh infrastrukturor që kemi pasë që lidhet me modernizimin, digjitalizimin e sistemit të pagesave në kohë reale ose në Instant. Ky sistem ka për qëllim që pagesat mes klientëve të bankave të ndryshme t’i kryejnë në kohë reale, çdo ditë punë 24/7. Ky është një angazhim i madh  edhe nga na jonë, është investim jo i lehtë për t’u përballuar sepse ndryshon komplet procedurën aktuale e cila shkon prej një kohe, le të themi prej orës 08:00-15:00, pastaj  nuk ka transaksione, kjo bëhet 24 orë dhe çdo ditë të javës,  përfshirë festat. Kërkon edhe punë me orar të zgjatur”, ka theksuar Ismaili.

Sipas tij, reformat në fushën e pagesave digjitale janë pjesë e drejtpërdrejtë e rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe një instrument kyç në luftimin e ekonomisë informale dhe forcimin e sigurisë financiare.

“Nëqoftëse po, merret aprovimi. Që i bie një proces të integrimit njëfarë validimit të integrimit jemi duke  jemi kryer ndaras nga procesi i zgjerimit dhe kjo ka me lehtësu shuëmfazën kur Kosova të jetë anëtar kandidat, të ecë në hapin e kapitujve tjetër. Një mënyrë, vet integrimi në SEPA është  me na hap derën neve sikur me qenë vend i BE-së në kuptimin e pagesave. Si një qytetarë që dërgon para nga Prishtinës në Romë, është si me qenë një prej Romës në Berlin.

Kjo cka kërkon? kërkon zotimin tonë se sa i përket çështjes së shpëlarjes së parasë, financimi i terrorizimit, ne të kemi rregullativ shumë të fortë që të mos lejojmë në asnjë mënyrë që financimet e parregullta të shfrytëzohet ky kanal dhe të afektojë në pagesa të BE-së, prandaj këtu është serioziteti në pyetje dhe është përkushtimi që ne kemi, dhe mbështetja e aleatëve tanë që ne të garantojmë që BQK ka në dorë, ka kontrollin e duhur që sistemi i pagesave të Kosovës nuk i prezanton kurrfarë rreziku as në aspektin e sigurisë kibernetike e as në aspektin e shpëlarjes së parasë. Dhe  ky është një integrim, integrim ekonomik dhe financiar në sistemin e BE-së i cili është një unioni, një farëgrumbulli i vet sistemeve financiare te vendeve të BE-së”, ka potencuar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit