7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Krasniqi takohet me emisarin gjerman, ja për çfarë diskutuan

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi ka bërë me dije se me zyrtarin gjerman ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe Evropë.

:Së bashku me Vlorën dhe Bernardin, sot pritëm në selinë e PDK-së të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë, rajon dhe Evropë. Të dërguarit Sarrazin i uruam mirëseardhje në Kosovë dhe i ofruam bashkëpunimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës në të gjitha proceset me rëndësi të veçantë për vendin. PDK, si lidere e opozitës dhe parti shtetformuese, do të jetë gjithmonë e gatshme dhe proaktive për të luajtur rol pragmatik në zhvillimet relevante. Faleminderit për vizitën dhe punë të mbarë, Manuel!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit