19.7 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

52 tonë grurë që s’erdhën kurrë, dëmi 2 milionë euro, ‘Paparaci’ publikon dokumentet – Hajdari e fshehu për 18 muaj

- Advertisement -

Në lidhje me skandalin që ksihte raportuar Nacionale për çështjen e një sasie gruri që s’kishte ardhur kurrë – blerë për rezerva shtetërore dhe të cilësuar si sekret shtetëror – gazetari “Paparaci” ka publkuar dokumentetet që evidentohen që 52 tonë nuk kishin ardhur kurrë.

Avokatura Shtetërore, siç raporton Paparaci, të hënën e 3 gushtit ka shtruar padi ndaj kompanisë turke të kontraktuar – 18 muaj pas pagesës prej pesë milionë euro; ndërsa dëmi ose kthimi i parave që kërohet, është dy milionë euro.

“Përmbushje e kontratës – kthim i mjeteve të paguara më tepër”, thuhet në objektin e padisë, të ushtruar nga Avokatura Shtetërore kundër kompanisë turke “YAFE TURIZM INSAAT SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI”.

“Një padi e Avokaturës Shtetërore kundër një kompanie turke dëshmon se si 52.5 tonë grurë nuk erdhën kurrë në destinacionin final: Rezervat Shtetërore të Kosovës. Dëshmon se si Ministria e Tregtisë e kishte ‘mbyllur’ këtë çështje për 18 muaj, deri në zbulimin e skandalit nga mediat”, shkuhet në artikullin e medias.

Artikulli i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit