22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

51-vjeçarja goditet me veturë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

- Advertisement -

Një 51-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë të premten në fshatin Besi në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Besi, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore, rreth 51 vjeçe,  e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci.

Policia ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Borovci bëri të ditur se vozitësi i veturës, 23 vjeçar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Të ngjashme

Të fundit