26.1 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

51 vatra zjarri në Kosovë, 4 janë ende aktive

- Advertisement -

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej pesëdhjetë e një vatra zjarri. Prej tyre katër vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa dyzet e shtatë vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Përmes një reagimi në Facebook, agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192.

Të ngjashme

Të fundit