Një grua ka pësuar lëndime të rënda nga rimorkio e traktorit në afërsi të shtëpisë së saj në Vushtrri.
Policia bën me dije përmes raportit, se viktima ka kërkuar ndihmë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, por sipas mjekut përgjegjës, gjendja e saj ka qenë e rëndë dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.