Kështu bën të ditur për Expose, gazeta Blic, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.
“Që nga liberalizimi i vizave për Kosovën, shumë mësimdhënës kanë marrë rrugën drejt Evropës nëpër vende të ndryshme, dhe atje kanë gjetur kushte shumë më të mirë dhe në të njëjtën kohë edhe punësim nëpër shtetet e Evropës në vet profesionin e tyre, dhe ajo çfarë ju duhet mësimdhënësve lëndor që të shkojnë në një vend të Evropës është vetëm ta mësojnë gjuhën e atij vendi. Përafërsisht diku rreth 500 mësimdhënës janë larguar nga procesi mësimor në Kosovë dhe kanë shkuar ne vende të ndryshme të Evropës. Në të njëjtën kohë kjo krizë e cila me ndodh se mund të vije shumë shpejt që do të thotë se sistemi arsimor në Kosovë në të ardhmen mund të mbetet edhe pa mësimdhënës të gjuhës tonë, gjuhës amtare”, thekson ajo.
Nga SBASHK-u teksa flasin për arsyet e largimit të mësimdhënësve nga Kosova, përmendin pagat e ulëta.
“Edhe para liberalizimit të vizave ka pas një numër simbolik të mësimdhënësve që kanë ikur nga vendi, mirëpo figura e mësimdhënësit edhe para liberalizimit të vizave edhe në vitet para luftës ka qenë një figurë shumë e respektuar nga gjithë popullata e Kosovës. Ndërsa tani këto akuza që padrejtësisht në vazhdimësi po i bëhen nga Ministria e Arsimit, punëtorit të arsimit, një prej fakteve është edhe kjo mirëpo edhe mirëqenia sociale e tyre është shumë e brishtë në Kosovë e mësimdhënësit. Tani me ligjin e pagave mësimdhënësit kanë një pagë shumë simbolike karshi ngritjet enorme të çmimeve të produkteve elementare për jetesë. Profesioni i mësimdhënies më nuk është profesion atraktiv dhe tërheqës as për të rinj ku një gjë të tillë e tregon edhe vet fakulteti i edukimit deri sa për tu regjistruar në Fakultetin e Edukimit vite më parë, për një indeks kanë konkurruar 10-15 studentë, ndërsa tani me vështirësi po plotësohet edhe numri i cili po është i nevojshëm për tu regjistruar”, potencon Shala, nënkryetare e SBASHK-ut.
Ajo kritikon edhe qeverinë që nuk e ka pasur prioritet arsimin.
“Fillimisht mirëqenia sociale e tyre dhe e familjes së tyre ndikon shumë, nëse një familjar nuk ka mundësi t’ia sigurojë vet fëmijës të tij mundësinë për ta shkolluar dhe për ta edukuar në të ardhmen ajo është më e rënda për një kryefamiljar. Por edhe kushtet e punës dhe vet demotivimi i mësimdhënësve punëtorëve të arsimit për të dhënë kontributin e tyre në vazhdimësi nga qeveria e Kosovës ku secila prej qeverive të Kosovës në vazhdimësi që nga pas lufta çdoherë është thënë se prioritet do të jetë arsimi, por me rastin e fitimit të zgjedhjeve dhe formimin e qeverive nuk është asnjëherë në asnjë qeveri dhe as në qeverinë paraprake që ishte nuk ka qenë prioritet arsimi. Andaj ky demotivim i profesionit të mësimdhënësit në vazhdimësi krijon kushte që mësimdhënësit të ikin nga Kosova diku në Evropë ngase po gjejnë kushte dhe mundësi shumë më të mira”, ka deklaruar Vjollca Shala.