Sipas MPMS-së në procedurë te rivlerësimit më 25.02.2021 komisioni mjekësor e ka refuzuar kërkesën e 50 vjeçares për vazhdimin e pensionit.
Edhe këtë të marte ka marrë rrugë drejt institucioneve shëndetësore, njëjtë si shtatë vitet e fundit. Farije Hysenaj nga komuna e Shtimes, është operuar nga kanceri, ndërsa thotë se po vazhdon trajtimin.
Krahas sëmundjes, barrë për të vazhdojnë të jenë shpenzimet. Lehtësim ishte pensioni që deri vitin e kaluar e kishte marrë, deri kur këto mjete iu ndaluan.
Hysenaj thotë të ketë marrë konfirmimin e mjekëve se vazhdon të ketë probleme shëndetësore.
Megjithatë, tash e një vit e njëjta nuk përkrahet financiarisht.50 vjeçarja shprehet se nuk po kërkon lëmoshë, mirëpo vetëm pensionin i cili i takon.
Krahas sëmundjes, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë rekomanduar që e njëjta t’i drejtohet gjykatës.
Sipas arsyetimit të ministrisë, komisioni mjekësor e ka refuzuar.
Familja Hysenaj ka thënë që nuk qëndron mirë financiarisht për të ndjekur procedura ligjore për këtë rast. /T7/