Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Gjakovës në Malishevë rreth dyshimeve për falsifikim të rezultatit zgjedhor ka çuar në ndalimin e 50 komisionerëve.
Sipas Klan Kosova, në total po kërkohen rreth 68 komisionerë, por disa nuk janë në Kosovë.
Sfidë mbetet sigurimi i avokatëve për të gjithë, andaj, sipas gazetares, po pritet deri në sigurimin e mbrojtjes pastaj të fillojë intervistimi.






