21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

5 tipe burrash që në teori na duken ëndërr, por në jetë janë katastrofë

- Advertisement -

Duket sikur janë burrat idealë. Me fjalë, me CV, me foto në LinkedIn. Derisa jeton me ta dhe kupton që ke marrë një seminar 24/7 për zhgënjimin e jetës tënde.

5 tipe burrash që më mirë mos t’i romantizosh më shumë seç duhet:

1. Ai misteriozi

Të gjithave na pëlqen një burrë i heshtur. Ky është tipi klasik që thonë se “mbrohet”. Po nga çfarë? Nga ndjenjat, nga komunikimi, nga hapja emocionale? Ai me siguri është i fiksuar me kontrollin dhe “burrërinë” që nuk ka më vend as në skenarin e një filmi të vitit 1950. S’është enigmatik, është emocionalisht i mbyllur me dryn.

2. Ai i ëmbli

Është i kujdesshëm, flet për ndjenja, i di datat e përvjetorëve – dhe megjithatë… s’të ngjall asnjë emocion! Jo sepse është i keq, por sepse është më shumë “komod” sesa burri për t’u mbështetur.

3. Ai i suksesshmi

Ka orë të shtrenjtë, flet për investime dhe ka gjithmonë “një takim”. Romanca me të është si CV-ja e tij: e gjatë, e lodhshme, plot arritje — por pa ndjenja. Nëse dashuria është listë kontrolli, ai është në krye. Nëse është përkushtim? Adresa e gabuar.

4. Ai humoristi

Ka humor, stil, fjalë të zgjedhura mirë. Çfarë nuk ka? Sinqeritet. Për të, afërsia është lojë, jo ndjenjë e pastër. Dhe kur përpiqesh të flasësh për diçka serioze? Ta kthen gjithmonë me batuta.

5. Ai “i rëndi”

Ka qetësi, ka prani, flet me ton të ulët dhe mendon gjatë para se të përgjigjet. Por kur rri më gjatë me të, kupton që thellësia është më shumë stil sesa përmbajtje. Flet për “qëllimin e jetës”, por kur e pyet për ty – nuk ka shumë për të thënë. Shpesh është thjesht emocionalisht bosh.

Të ngjashme

Të fundit