Në një ditë ku Mallorca befasoi të gjithë me një përmbysje spektakolare në fushën e Sevillës, një emër doli sërish në pah: Vedat Muriqi.
Sulmuesi kosovar ishte nismëtari i rikthimit të jashtëzakonshëm të skuadrës ishullore, duke shënuar golin e barazimit dhe duke ndezur motorët për fitoren më të madhe të Mallorcës këtë sezon.
Sevilla kaloi e para në epërsi falë golit të Vargas në minutën e 16-të, dhe gjithçka dukej se do shkonte sipas skenarit për andaluzianët.
Por pjesa e dytë solli një tjetër histori. Në minutën e 67-të, Vedat Muriqi finalizoi me qetësi përballë portierit vendas, duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke vulosur golin e tij të pestë në vetëm 8 ndeshje këtë sezon në La Liga.
Me këtë gol, Muriqi konfirmon rolin e tij kyç si lider ofensiv i Mallorcës, që tani ka grumbulluar 8 pikë pas 9 javëve të para.
Vetëm 5 minuta pas barazimit, Joseph përmbysi gjithçka dhe më pas shënoi edhe të tretin.
Në një kampionat të mbushur me yje, Muriqi po tregon se efikasiteti dhe qëndrueshmëria vlejnë po aq sa emrat e mëdhenj. Me 5 gola të realizuar deri tani, ai ndodhet ndër golashënuesit më të mirë të La Ligës dhe është padyshim lojtari më i rëndësishëm për Mallorcan.
Mallorca me këtë fitore del nga zona e ftohtë dhe pozicionohet në vendin e 15-të me 8 pikë, ndërsa Sevilla, me 13 pikë, zbret në vendin e 7-të.