15.5 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

5 gjërat që duhet të dini për Dua Lipën

- Advertisement -

Një artiste që ndërthur zhanret, ajo ka gërshetuar zhanrin pop, disko dhe R&B për të shfaqur talentin e saj.

Më çmime të mëdha në “Grammy” me hitet “Don’t Start Now” dhe “Levitating”, Lipa po cilësohet si njëra nga më të talentuarat e brezit të saj.

Ka shumë nga ata që duan të dinë më shumë për Dua Lipën.

Portali i huaj, “Americansongwtriter” ka eksploruar pesë detaje në mënyrë që të njihet më mirë sensacioni i pop-it.

Dua Lipa ka rrënjë nga Kosova
E lindur në Londër, prejardhja e Duas ka pasur ndikim të rëndësishëm në jetën dhe muzikën. Në moshë 13 vjeçare ajo u shpërngul në Kosovë me familje por dy vite më vonë ajo u kthye në Londër për të vazhduar karrierën muzikore.

Ajo shpesh flet për rrënjët e saj, madje ka organizuar një festival “Sunny Hill Festival” në Prishtinë , kryeqytetin e Kosovës për t’ia dhuruar vendit të saj.

Emri i saj ka kuptim të veçantë
Emri i Dua Lipës mund të jetë sinomin i muzikës pop, por pak e dinë që “Dua” në shqip do të thotë “dashurie”.

Ajo u bë e njohur së pari nga videot në ‘Youtube’
Para famës, Lipa publikonte këngët e saj në Youtube. Në disa video të mëhershme, gjendet një pjesë e këngës “I’m Like a Bird” e Nelly Futrado, e cila u postua kur ishte vetëm 14 vjeçe. Kjo e ndihmoi që zëri i saj të dëgjohet dhe nuk shkoi shumë kohë para se ajo të nënshkroi marrëveshjen e parë diskografike.

Ajo ka thyer shumë rekorde dhe ka marrë çmime të shumta
Dua Lipa pati albumin debutues (2017) ku krijoi këngën “Be the One” dhe “New Rules” nga e cila u bë himn për fuqizimin e femrave.

Albumi i saj i dytë, 2020 “Future Nostalgia” e çoi në suksese edhe më të larta.

“Don’t Start Now” u bë hit në Top 3 në ShBA dhe ka mbledhur mbi një milliard transmetime në Spotify. Ajo fitoi cmimin Grammy për artisten e re më të mirë në 2019 dhe ‘Future Nostalgia’ dha asaj çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal pop në 2021. Ajo gjithashtu u shpall artistja femër më e transmetuar në spotify në 2021.

Ajo ka marr seriozisht modën
Lipa nuk është ikonë vetëm në muzikë, ajo gjithashtu është e njohur edhe për stilin e veçantë të modës. Shpesh herë bashkëpunon me stilistë të famshëm për veshjet në skenë dhe ka zbukuruar kopërtinën e shumë revistave të modës.

Përtej modës dhe muzikës, ajo është e hapur edhe për çështje të ndryshme për të drejtat e grave deri të refugjatët duke e bërë ndikimin e saj të jetë edhe përtej sferës së argëtimit./Indeksonline/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit