Shkruan: Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 79
Si qytetar dhe kandidat që beson se politika duhet t’i shërbejë njerëzve, jo interesave të ngushta, këto janë 5 angazhimet kryesore që i marr para jush:
✅ Zëri i qytetarëve në Kuvend
Çdo shqetësim që vjen nga ju do të ketë adresë të drejtpërdrejtë në Kuvend. Do të jem aty për të dëgjuar, përfaqësuar dhe kërkuar zgjidhje reale.
✅ Votim vetëm për interesin e Kosovës
Ligjet dhe të zgjedhurit do t’i mbështes vetëm atëherë kur janë në interes të shtetit dhe qytetarëve, e kurrë për grupe të vogla interesi apo pazare politike.
✅ Ligje që hapin derën për investime
Angazhohem për ndryshime ligjore që krijojnë një ambient më të mirë ekonomik dhe që e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime dhe vende të reja pune.
✅ Luftë e pandalshme kundër monopoleve
Do të jem i palëkundur në betejën kundër monopoleve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe rëndojnë jetën e qytetarëve.
✅ Infrastrukturë që zhvillon rajonin
Lobim i vazhdueshëm për përfundimin e projekteve të nisura, me prioritet rrugët Pejë–Rugovë, Klinë–Istog dhe rruga Kalliqan në Bjeshkë – projekte që sjellin zhvillim dhe perspektivë.
👉 Këto nuk janë premtime boshe, por angazhime që i marr me përgjegjësi të plotë.
Kosova ka nevojë për përfaqësim të ndershëm dhe punë konkrete.






