3.1 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

5.8 miliardë euro importe thellojnë deficitin tregtar në mbi 5 miliardë deri në tetor

- Advertisement -

Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Kosovës për periudhën Janar-Tetor 2025, importet kanë arritur vlerën e rreth 5.8 miliardë eurpove, ndërsa eksportet vetëm 0.74 miliardë. Kjo ka prodhuar një deficit tregtar prej mbi 5.1 miliardë, shifër që na ekspozon varësi masive të ekonomisë nga mallrat e importuara.

Raporti tregon se për çdo 100 euro mallra që hyjnë në vend, ekonomia e Kosovës arrin të eksportojë vetëm rreth 12.6 euro. Me një total importesh prej 5.81 miliardë euro dhe eksporte që mezi arrijnë 737 milionë euro, hendeku tregtar është zgjeruar eksponencialisht.

Kjo diferencë masive prej 5.07 miliardë eurosh (deficiti tregtar) nënkupton se paraja vazhdon të rrjedhë jashtë vendit në ritme që sa shkojnë e përshpejtohen.

Viti 2025 nisi me importe në vlerën e 471 milionë eurove në janar, por kjo shifër u rrit me shpejtësi, duke kapur majat në korrik me mbi 652 milionë euro. Edhe në tetor, importet mbeten në nivele tepër të larta (618 milionë euro), duke konfirmuar një rritje prej mbi 30% brenda vitit.

Si rezultat, deficiti tregtar mujor nuk zbret asnjëherë nën 400 milionë.

Bilanci Tregtar (Jan – Tet 2025)
Eksporte Total€ 736,892,950
Importe Total€ 5,811,595,703
Deficiti Tregtar– € 5,074,702,752

Çfarë po blejmë masivisht?

Struktura e importit tregon se varësia më e madhe mbetet te energjia dhe automjetet: Karburante dhe Vajra Minerale: Mbi 735 milionë euro të shpenzuara vetëm për këtë kategori; Automjete: Rreth 707 milionë euro kanë shkuar për blerjen e makinave, tregues i rritjes së konsumit të luksit dhe transportit; Makineri dhe Pajisje: Mbi 454 milionë euro, raporton Nacionale.

Top 5 Produkte të Importuara (2025)
1. Karburante (Naftë/Benzinë)€ 390,161,000
2. Energji Elektrike€ 231,318,900
3. Shufra Çeliku (Ndërtim)€ 131,587,100
4. Cigare me Duhan€ 128,783,900
5. Autovetura (Diezel)€ 123,759,500

Eksportet

Eksportet tregojnë dinamikë pozitive në përqindje: nga rreth 56.5 milionë në janar ato arrijnë në 86.8 milionë në tetor. Megjithatë, niveli i tyre absolut është shumë i ulët përballë “malit” të importeve.

“Made in Kosovo” gjen tregun e saj më të madh në Shqipëri (130 milionë euro), e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Gjermania. Megjithatë, vlera të tilla mbeten larg amortizimi të vlerës së produkteve të importuara.

Produktet që i eksportojmë më së shumë janë: dyer dhe dritare plastike, pije freskuese, energji elektrike, mobilie druri, skrap metalik, konstruksione metalike, dyshekë dhe xeheror plumbi. 10 produktet kryesore të eksportit përbëjnë mbi 30% të vlerës totale të mallrave të shitura jashtë vendit.

Top 5 Produkte të Eksportuara (2025)
1. Dyer, Dritare & Skelete€ 41,668,955
2. Pije Freskuese€ 39,407,600
3. Energji Elektrike€ 38,415,727
4. Mobilie prej Druri€ 19,911,044
5. Mbetje Hekuri (Skrap)€ 18,933,536

Të ngjashme

Të fundit