Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër.
Nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se nesër do të zhvillohen dy seanca të jashtëzakonshme.
E para pritet të nis në ora 12:00, ku në rend të ditës është vetëm një pikë.
Rendi i ditës:
1. Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Kurse seanca e dytë është paralajmëruar të fillojë në ora 14:00.
Si pikë e rendit të ditës është vetëm një.
Rendi i ditës:
1. Debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.