Me një humor sensual dhe plot vetëbesim, ish-ylli i “Pussycat Dolls” ndau momentet e relaksit me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke i shoqëruar fotot me mbishkrimin: “Terapi me ujë deti”.

Pamjet e publikuara e tregojnë Nicole duke shijuar diellin, ujin e kristaltë dhe qetësinë e një plazhi ekzotik, ndërsa duket më në formë se kurrë. Fansat nuk kanë kursyer komplimentet, duke e quajtur atë “mahnitëse”, “të përjetshme” dhe “një nga femrat më seksi të showbiz-it”.

Scherzinger, e njohur për disiplinën e saj në palestër dhe stilin e jetesës së shëndetshme, vazhdon të dëshmojë se mosha është thjesht një numër, ndërsa fotot e saj nga Maldivet janë kthyer menjëherë në virale.